Aktualitet

Meta me kryeparlamentarin turk: Mirënjohje Erdoganit për 500 apartamentet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 04/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.






Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen, Meta theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.


Kreu i shtetit falenderoi presidentin turk, Erdogan për ndihmën e dhënë pas tërmetit, duke ndërtuar 500 apartamente në Thumanë dhe ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit.





“Kënaqësi të prisja sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri.



Lexo edhe :  Meta për ndarjen nga jeta të boksierit Golemi: Mbetet 'universitet' ndër breza

Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit”, u shpreh presidenti Meta.



Më herët, Sentop u takua edhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa më pas do të takohet edhe me kryeministrin Rama.

1


Etiketa: ,

Pas