fbpx

Aktualitet

Meta me tone të forta: Ndërkombëtarët me sytë tek xhepi i tyre





               Publikuar në : 22:32 - 14/11/19 |
mapo.al

Konferenca e kryetarëve vendosi të thërrasë të premten një seancë të posaçme parlamentare, në orën 10:00, pikërisht për atë që po ndodh me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.


Në rezolutën e ndërtuar nga PS thuhet se Kuvendi e vlerëson dekretin e Presidentit për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese si një akt absolutisht të pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.



Blendi Fevziu: Mazhoranca ka përgatitur një projektrezolutë që pritet ta kalojë nesër në një seancë të jashtëzakonshme.


Ilir Meta: Po ta kaloj, çfarë shqetësimi kam unë.

Blendi Fevziu: Ku thotë Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionit të Gjykatës Kushtetuese, të zbatojnë me përgjegjshmëri detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin e presidentit numër 11.350 të datës 13 nëntor. Pra, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit Hetimor për shqyrtim të kërkesë së 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit, pra do e quajnë dhe këtë shkelje për të çuar në shkarkim.

Ilir Meta: Më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, unë të gjitha veprimet i kam bërë para qytetarëve shqiptar. Të gjithë e dinë sot se çfarë përfaqëson sot kuvendi i Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Çfarë përfaqëson Kuvendi?

Ilir Meta: Përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar.

Blendi Fevziu: Është i njëjti Kuvend që ju zgjodhi juve president në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e të majtës.

Ilir Meta: Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.

Blendi Fevziu: Çfarë qëndrimi mbajnë ndërkombëtarët?

Ilir Meta: Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit. / Opinion.al


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas