fbpx

Aktualitet

Meta mesazh deputetëve: Kujdes nga marifetet e individëve të verbër





               Publikuar në : 09:23 - 11/11/19 |
mapo.al

Presidenti Meta i është drejtuar me një mesazh publik deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë në ditën kur duhet të vonohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Pas përplasjes me mazhorancën dhe KED për skemën e votimit të kandidatëve, Meta tashmë u kërkon deputetëve të jenë të përgjegjshëm. Ai flet për marifete që po luhen nga individë të verbër partiakë, që me gjasë nënkupton kreun e KED, Ardian Dvorani.


Statusi i plotë i Metës në facebook



Të nderuar deputetë,


Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t’i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!

Lexo edhe:

 

Vakancat në Kushtetuese, të hënën Kuvendi voton kandidaturat

Nuk fituan dot Magjistraturën, Rama i propozon për Kushtetuese

Balla i përgjigjet Metës: 2 anëtarët e Kushtetueses i zgjedhim të hënën

Meta publikon letrën drejtuar Gramoz Ruçit për Gjykatën Kushtetuese


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas