Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-deputetes socialiste, Edlira Haxhiymeri.
Meta dhe Haxhiymeri kanë qenë kolegë në Kuvend, si deputetë të Partisë Socialiste para dy dekadash.
“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri”, shkroi Meta në rrjetet sociale.
“Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare”.
“Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!”, – ka qenë mesazhi i Presidentit Ilir Meta./Liberale.al/