Aktualitet

Meta mesazh për ndarjen nga jeta të Guljem Radojas: I paharruar për dekada














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:54 - 05/05/21 |
mapo.al

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Guljem Radoja.






Meta thotë se Guljelm Radoja ishte ‘’Petro Nini Luarasi’’ i kinematografisë shqiptare dhe la gjurmë të përhershme.


Ai theksons e personazhet e interpretuara prej tij do të jenë të paharruara për shumë dekada.





Mesazhi i Metës



Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.


Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”. Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

Lexo edhe :  Humbi jetën nga Covid, kolegët flasin për Guljem Radojën

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Lamtumirë miku ynë i dashur!

6


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas