Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook ka shërndarë mesazhin e radhës lidhur me lumin Vjosa.
Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, kreu i shtetit theksoi se Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që sipas tij arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.
Statusi i Ilir Metës:
Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!
LEXO EDHE:
Meta thirrje qeverisë për Vjosën, Rama thumbon: Sikur të kishte mbrojtur Valbonën…