Kryesore

Meta: Të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, ftoj Ruçin në takim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 26/06/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta zhvilloi mesditën e kësaj të premte konferencën e përjavshme për mediat, me kryefjalë sërish raportin e Komisionit të Venecias për plotësimin e trupës së Gjykatës Kushtetuese.


Kreu i shtetit deklaroi se “duhet të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese”. “Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më parë funksionale. Tashmë dokumenti i Venecias është zyrtar“, u shpreh Meta.


Presidenca, vijoi kreu i shtetit, është e gatshme të bashkëpunojë me çdo institucion, përfshirë edhe Kuvendin për të zbatuar rekomandimet e Venecias në funksion të përmirësimit të Reformës në Drejtësi.



“Dua të përqendrohem mbi tre elementë kryesorë. Së pari po e nis me Komisionin e Venecias, për arsye të urgjencës që ka ngritja e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë Kushtetuese. Si President i Republikës, siç kam qenë gjithmonë i palodhur në kërkim të bashkëpunimit për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, do të vijoj të jem kështu edhe pas raportit final të Komisionit të Venecias dhe sot i kemi përcjellë shkresën zyrtare kryetarit të kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë që ai të ketë mundësi, duke filluar nga e hëna që vjen.


Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale në interes të shqiptarëve, por edhe sa i takon procesit të integrimit, sepse është kryekusht nga PE. padyshim që edhe Bundestagu dhe KE, PE, Parlamenti Danez, etj, do ta marrin në variantin origjinal raportin e Venecias.


Shpreh vendosmërinë e Presidentit për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri Reforma në Drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe të rifitojë besimin e qytetarëve. Kjo realizohet jo përmes interpretimeve sipas dëshirave apo interesave të secilit, por vetëm përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjit nga të gjithë.

Së dyti, implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Rekomandimet janë të qarta edhe në shqip.  Jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet duke nisur me Kuvendin”, tha Meta.

Lexo edhe :  Meta nxjerr foton: Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut

Meta tha se pas të hënës pret të takohet me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi me fokus pikërisht Gjykatën Kushtetuese.

I palodhur në kërkim të bashkëpunimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, do vijoj të jem edhe pas raportit përfundimatër të Venecias, i jam drejtuar me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit për një takim sa më parë të ketë mundësi duke nisur nga e hëna që vjen. Ju do thoni pse të hënën dhe jo dje, të enjten. Sepse sot kemi përfundimisht të përkthyer në shqip në mënyrë të certifikuar e zyrtare, raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias”, tha Meta.

LEXO EDHE: 

Meta: Aktakuzat për Thaçin dhe Veselin, strategji për të njollosur UÇK-në


Etiketa: , , ,

Pas