Aktualitet

Meta në jaht luksoz me bashkëshortin e fuqishëm të Zajmina Vasjarit







               Publikuar në : 14:02 - 18/07/19 |
mapo.al

Ndonëse axhenda e tij politike ka qenë tejet e ngjeshur, presidenti Ilir Meta nuk ka ngurruar të shkëputet nga kryeqyteti dhe t’i drejtohet vendeve bregdetare. Ai ka postuar vazhdimisht foto dhe video, por kryesisht në to është shfaqur i vetëm. Së fundmi po qarkullon në rrjet një foto ku ai shihet në shoqërinë e bashkëshortit të këngëtares Zajmina Vasjari, Klodian Asllani.


Ata shihen në një jaht luksoz, të dy të veshur me rroba banje, teksa bëjnë simbolin e shqiponjës me duar dhe shikojnë nga kamera të buzëqeshur. Ndërkohë në tavolinën pranë dyshes vihet re krahas pijeve alkoolike edhe krahu i një personi të tretë, që lë të nënkuptohet se  Meta dhe Asllani nuk janë veçse në shoqëri të njëri-tjetrit.

Por kush është Klodian Asllani? Krahas faktit i të qenurit i shoqi i Zajminës, ai njihet si një biznesmen i fuqishëm që merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut e deri tek pasuritë e patundshme.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas