Aktualitet

Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Prova të reja për Ardian Dvoranin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 17/02/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Meta tha se ka prova të reja që rëndojnë akuzat ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, me qëllim, sipas tij, për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Sot, tha Meta, do të depozitohet një kallëzim shtesë në Prokurori kundër Dvoranit.


“Deklaratë për provat e reja për të kallëzuarin Ardian Dvorani.



Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të tij gjatë kryesimit të KED për2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet t’i ndalohet ushtrimi veprimtarisë kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruajë vetes”- tha Meta.


Më tej, kreu i shtetit theksoi se: “Brenda ditës dhe brenda pak orëve i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Kuvendit duke keqinformuar e fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur të presidentit për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kur në cilësinë e tij personale pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa patur kompetencën ligjore të kryejë kompetencat e tija konstaton si të jetë vetë presidenti zgjedhjen e një anëtari të GJK. I kallëzuari pa asnjë kompentencë e duke mashtruar opinionin vendas e ndërkombëtar ka abuzuar që në bashkëpunim me Kuvendin t’i rrëmbenin kompetencat presidentit. Duhet t’i përgjigjet SPAK-ut pse nuk thirri mbledhjen e KED për shkresën e presidentit. Me kë bashkëpunoi apo kush e urdhëroi që të përcillte në kohë rekord një përgjigje në shkelje të rëndë të çdo të drejte në përgjegjësinë e tij vetjake e të këshillit politik”.

Meta tha më tej se mazhoranca zhvlerësoi edhe Komisionin e Venecias në këtë proces, ndërsa paralajmwroi se do të jetë vetë i pranishëm në Komisionin e Venecias, për të treguar se çfarë po ndodh, sipas tij, në këtë vend në emër të Venecias dhe partnerëve. “Shtet ku shtypen të drejtat e qytetarëve dhe një grusht njerëzish kërkojnë ta kthejnë këtë vend në një burg të madh, por me ngjyra”, tha Meta.


Etiketa: , ,

Pas