Aktualitet

Meta: Në Korçë po vidhet identiteti i qytetarëve nga persona me rekorde kriminale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:25 - 15/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta denoncoi në një konferencë për media se në disa bashki të Qarkut të Korçës është vjedhur identiteti i njerëzve të thjeshtë, nga persona me rekorde kriminale.






Sipas Kreut të Shtetit, persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.


Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.





Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve maqedonas. Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut.



Lexo edhe :  "Ligjet" e thirrën sot- Meta: Kam axhendë të planifikuar, gati të vij më 10 maj

 Nga ajo që është bërë publike, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi”, tha Meta.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas