Teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, presidenti Ilir Meta ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo.
Ka qenë vet kreu i shtetit ai që përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ka dëgjuar dhe fjalimin e Donald Trump.
Mes të tjerash Meta thekson se është krenar për modelin e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i jepet lirisë së besimit kudo në botë.
Postimi i Metës
Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C. Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare. Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! 🇦🇱🤝🇺🇸