Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur mesditën e sotme në lidhje me rolin dhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta në skenën politike, 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare (25 prill).
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha deklaroi se Meta mund të luante rolin e kreut të opozitës, vetëm nëse ai do të kishte marrë përsipër atë të presidentit.
Sipas kryedemokratit, Meta po mban qëndrimin që i takon si president. Më tej, Basha tha se beteja e tyre është e përbashkët- lidhet me standardet zgjedhore.
“Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve.
Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës”,– tha Lulzim Basha.