Aktualitet

Meta nga Kisha e Prullit: Të lutemi për ata që po vuajnë gjatë pandemisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 22/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ftoi qytetarët të luten për të gjithë të prekurit nga pandemia Covid-19.


Nga Kisha e Prullit në Lezhë, me rastin e 30-vjetorit të rikthimit të besimit në Zot, Meta tha se pandemia ka shtuar mjaft drama njerëzore dhe familjare, dhe vetëm besimi i palëkundur në Zot mund të çojë në një të ardhme më të mirë.


“Zoti të na ndihmojë të gjithë ne shqiptarëve, dhe të lutemi për të gjithë ata që po vuajnë. Të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë gjithçka për vëllezërit, për motrat tona. Të lutemi për mjekët dhe infermierët që kanë muaj të tërë që po sakrifikojnë në kushtet mjaft të vështira.



Të gjithë sytë dhe vëmendjen ta kemi atje, por të lutemi edhe për ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të kësaj situate. Duhet t’u gjendemi pranë, që të mos e humbasin shpresën dhe të mos largohen nga vendi”, – tha Meta.

Lexo edhe :  Meta nxjerr foton: Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut



Etiketa: , , , ,

Pas