Sunday, June 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Meta, nga Kushtetuesja në Prokurori

by us er3
07/02/2022
in Kryesore, Politika
0

Ndërsa përfaqësuesit e maxhorancës e të Kuvendit pretendojnë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga presidenti – sipas tyre të faktuar edhe nga përfundimet e komisionit hetimor parlamentar – nga presidenca kanë marrë vendimin të paditin në prokurori Kuvendin për falsifikim të provave

 

Ndonëse mandati i përfundon në pak muaj, shkarkimi i presidentit është kthyer për maxhorancën në një simbolikë, që duket sikur do të vendosë edhe fituesin e betejës së gjatë mes institucioneve.
Presidenti Meta, prej 2019-s thekson korrikun e këtij viti, si koha e largimit të tij, pasi t’i ketë kryer të pesë vitet e detyrës si kreu i shtetit, megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund ta ndryshojë këtë kurs.Seancave të gjata të diskutimeve, me përfaqësues të të dyja palëve, u erdhi fundi sot ndërsa Kushtetuesja njoftoi se vendimi mbi shkarkimin e presidentit, shkarkuar nga Kuvendi qershorin e vitit të kaluar, do të bëhet i ditur brenda tridhjetë ditëve.

Ndërsa përfaqësuesit e maxhorancës e të Kuvendit pretendojnë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga presidenti – sipas tyre të faktuar edhe nga përfundimet e komisionit hetimor parlamentar – nga presidenca kanë marrë vendimin të paditin në prokurori Kuvendin për falsifikim të provave.
Sipas këshilltarit ligjor të presidentit, Parlamenti ka kryer tri shkelje, të trija të natyrës proceduriale. Pretendime mbi shkelje procedurash dhe afatesh të parashikuara me ligj, presidenca pati edhe për Komisionin Hetimor Parlamentar, i ngritur pas zgjedhjeve parlamentare, ndërsa kryeministri Rama pat premtuar se shkarkimin e Metës do ta votonte ai konfigurim deputetësh, ku opozita përfaqësohej me emrat që dolën prej listave zgjedhore pasi kjo e fundit i dogji mandatet në bllok.

Megjithë pretendimet e presidentit, komisioni hetimor dorëzoi për votim në Kuvend shkarkimin e presidentit, pasi ishin një grup deputetësh të maxhorancës që kërkuan shkarkimin e Metës pasi sipas tyre para, gjatë dhe pas fushatës elektorale kishte shkelur rëndë Kushtetutën.

Ky pretendim, i dyti nga maxhoranca, por me argumentim disi të ndryshëm duke dënuar gjuhën e ndasisë apo sulmin ndaj diplomatëve të huaj, e çoi deri në fund rrugën e nisur më 2019-n, ku Kuvendi e votoi si shkelje të rëndë të Kushtetutës sjelljen e presidentit, i cili përmes një dekreti u përpoq të shfuqizonte datën e zgjedhjeve. Pavarësisht se Komisioni i Venecias doli në përfundim se kishte pasur tejkalim të kompetencave me atë akt të presidentit dhe në situatën kur shumica qeverisëse kishte edhe pushtetin lokal, nuk dukej e udhës të dëmtoheshin ekuilibrat e parimit “check and balance”.

Ngulmimi i shumicës parlamentare – kësaj here i veshur me pretendimin e shkeljeve të reja, që vinin edhe pas incidenteve mes presidentit dhe kreut të KED dhe kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese – vjen në një tjetër tablo.Opozita është kthyer në Kuvend, më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale ndonëse në ato të plotat as PD e as LSI nuk morën pjesë më 30 qershor të dy viteve të kaluar dhe më në fund, Gjykata Kushtetuese (dikur djepi pa shejtanin brenda siç e etiketonte kryeministri) është funksionale.
Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese – ku aktualisht vetëm një është zgjedhur nga presidenti dhe që shkaktoi polemika – do të vendosin për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, ndërsa Meta rrezikon të hyjë në historinë e presidentëve si i pari i shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Një fund ironik, për presidentin më të zëshëm që prej kohës kur kompetencat e këtij roli u tkurrën edhe më me ndryshimet kushtetuese të 2008-s , i cili u vetëshpall në mbrojtje të Kushtetutës.
Për të jehuar rreshtimin e tij si kalorës në mbrojtje të Kushtetutës- sipas tij të përçudnuar në ndryshimet e 2008-s dhe ato të 2016-s, që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi, Meta do të thoshte pak ditë më parë se nuk ishte 6 marsi si ditë e zgjedhjeve e rëndësishme për të, por 2 Marsi i 2020-s, dita e tubimit të organizuar prej tij, në bulevard.

Në një konferencë për mediat, mbrëmjen e së hënës, presidenti Meta konfirmoi padinë në prokurori ndaj Kuvendit, ku sipas tyre ka falsifikuar dokumente të depozituara në Kushtetuese për t’u dukur brenda afateve si me ngritjen e komisionit hetimor ashtu edhe me votimin për shkarkimin e kreut të shtetit.Pasi tha se 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, përgjigjet e të cilave u dorëzuan me shkrim në seancën e së hënës, do të publikohen në faqen zyrtare të Presidencës, Meta bëri një rezyme të rolit të tij si asnjanës e mbi palët veçanërisht prej 2019-s.

Ai renditi ndër të tjera edhe kritikat e tij ndaj liderëve të opozitës, më 2019-n ndaj veprimeve, që edhe gjatë kësaj konference i cilësoi si të gabuara, prej djegies së mandateve, deri te bojkoti i zgjedhjeve lokale.Pas betejës frontale të kreut të PD-së ndaj Ilir Metës, presidenti do të zbulonte pak kohë më parë se lideri demokrat i ishte lutur për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, me frikën e përshkallëzimit të situatave të protestave në rrugë.

Meta kujtoi se e kishte paralajmëruar opozitën se, nëse nuk firmoste Marrëveshjen e 5 Qershorit, zgjedhjet do të bëheshin edhe pa të. Megjithatë ishte Meta, që ndryshimet kushtetuese të miratuara me votat e opozitës së re, i cilësoi si shkelje e marrëveshjes në fjalë. Ai madje i ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e miratuara në korrik të 2020-s.

Ndërsa kryeministri Rama e ironizonte gjatë fushatës zgjedhore si kryedeputet i opozitës, Meta ngulmoi se zgjedhjet e 25 Prillit konfirmuan shqetësimet e tij si president. Edhe pse pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ, ai nxitoi të lëvdonte procesin, i cili kishte qenë i qetë edhe falë rolit të tij.
Ndërsa Kuvendi miratoi me votë pretendimet se presidenti me sulmet e tij ndaj diplomatëve dhe gjuhën që nxiste dhunë e ndasi kishte shkelur Kushtetutën, Meta deklaroi dje se ka pasur sulm ndaj maxhorancës ndaj Presidentit të Republikës me materiale propagandistike nga partia në pushtet dhe nga kryeministri Rama.

Sipas kreut të shteti, deklaratat e tij për ta mbrojtur votën me sfurqe vinte nga sulmet e PS-së dhe ka refuzuar ndërhyrjen e diplomatëve, që sipas tij kanë mbajtur anën e maxhorancës. Meta ngulmoi se presidenti nuk ka tentuar të marrë kompetenca të qeverisë apo Kuvendit.Ndonëse iu referua tubimit të para dy viteve, duke folur për “popull të 2 Marsit”, që kishte kërkuar ngritjen e Kushtetueses, Meta përmendi Konventa Ndërkombëtare dhe Gjykatat Ndërkombëtare, si edhe çështjet në Arbitrazh.

“Çdo vendim i sistemit tonë gjyqësor që dështon në dhënien e drejtësisë dhe shkakton pasoja serioze për shtetin e shqiptarët, ngarkon me përgjegjësi dhe autoritet që kanë shqyrtuar çështjet jashtë standardeve europiane”, tha Meta, duke sjellë për analogji rastin e presidentit rumun, i cili iu bashkua protestuesve për ndryshimin e një ligji.

Pyetjen nga gazetarët në sallë, nëse do ta lironte zyrën nëse Gjykata Kushtetuese e largonte, presidenti Meta e shoqëroi me qeshje. “Kushtetuta e thotë qartë se Presidenti vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë, tradhtia ndaj Atdheut, shkarkohet. Arsyeja pse është nxitur ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e Atdheut, Në Gjykatën Kushtetuese do të shkojnë çështje më të rëndësishme”, do të përgjigjej presidenti, ndërsa theksoi se duheshin 2/3 për ta shkarkuar atë. Referencë kjo ndaj Kuvendit që miratoi me votë shkarkimin e tij, i përbërë nga maxhoranca dhe opozita e re me 122 deputetë – 104 prej të cilëve votuan pro shkarkimit – e që Meta e cilësonte jo legjitim.

Shpesh në intervistat e tij ka theksuar se dita që do të largohet nga zyra e tij më 24 korrik të 2022-shit, dita kur përfundon zyrtarisht mandati i tij pasi u zgjodh nga Kuvendi më 2017-n. Atëkohë, Meta i kishte kundërshtarë si kreun e opozitës Basha, që e akuzonte LSI si parti “tepsish” ashtu edhe kryeministrin Rama, aleatin me të cilin sapo qe ndarë nga bashkëqeverisja e katër viteve.

Pesë vjet më vonë, frontet kundërshtare mbeten të pandryshuara, ndërsa Meta i cili prej tre vitesh çdo akt të pazakontë të kreut të shtetit është përpjekur ta shterojë me argumente ligjore. Megjithatë mbrojtësi i Kushtetutës dhe tifozi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese – ndonëse Reformën në Drejtësi e pagëzoi si Ramaformë – i ka hedhur sytë edhe më lart, në konventa ndërkombëtare duke lënë të kuptohet se beteja e tij nuk do të përfundojë këtu. / S.B

 

 

Tags: KushtetuesjaKuvendimaxhorancaMetaPresidentiprokurori

JU SUGJEROJME

Zbulohet skemë piramidale në Greqi, të përfshirë edhe dy shqiptarë
Aktualitet

Zbulohet skemë piramidale në Greqi, të përfshirë edhe dy shqiptarë

18/06/2022
Grida Duma: Jam gruaja më e votuar në PD, jam edhe për protesta, bashkimin tonë do ta sjellë nevoja
Kryesore

Grida Duma: Jam gruaja më e votuar në PD, jam edhe për protesta, bashkimin tonë do ta sjellë nevoja

18/06/2022
Libri si KGB kapi shtetin dhe ekonominë ruse pas rrëzimit të komunizmit, Jonila Godole: I mungon një i tillë Shqipërisë
Kryesore

Libri si KGB kapi shtetin dhe ekonominë ruse pas rrëzimit të komunizmit, Jonila Godole: I mungon një i tillë Shqipërisë

18/06/2022
26-vjeçari u gjet i mbytur në rezervuar, dyshohet se u vra nga 3 persona për shkak të një vajzë
Aktualitet

E vranë dhe e hodhën në rezervuar, flet motra e 26-vjeçarit: Më mori në telefon duke qarë

18/06/2022
Next Post
Nga opozita te programi i qeverisë, çfarë tha Kryemadhi në Parlament

Kryemadhi: Kushtetuesja është nën presion politik për çështjen e shkarkimit të presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tragjedi në Adriatik, babai hero mbytet për të shpëtuar vajzat e tij binjake
  • Zbulohet skemë piramidale në Greqi, të përfshirë edhe dy shqiptarë
  • SHIFRA E DITËS: 750 milionë euro në Tiranë në 2021, ja pse bashkitë tregohen ‘bujare’ me ndërtimet
  • Video/ Rrëzohet nga biçikleta Presidenti Biden
  • ‘Gjendet një person i pajetë’, policia zbulon se kishte rënë pa ndjenja te shkallët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In