Aktualitet

Meta nga Lezha: Të mbahet çdo premtim për mjekët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 07/04/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, lidhur me punën dhe masat e marra për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.


Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjithë institcionet për tejkalimin e situatës. Sa i takon masave të marra nga qeveria është bërë përpjekje e saj dhe e rëndësishme të këtë frymë më të madhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve”, – tha Meta.


I pyetur për protestën që po zhvillojnë punonjësit e Urgjencës, të zhgënjyer nga shpërblimi prej 5 mijë lekësh për punën  e tyre në rrethana të pazakonta, Meta tha: Përsa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plotë për situatën, por dua të përshëndes mjekë dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, sepse falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se çdo premtim për ta do të mbahet”.


Lidhur me situatën e emigrantëve të bllokuar në kufi, Presidenti theksoi: “Përsa i takon emigrantëve të mbetur në kufi duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë; por duhet të bëhet çdo përpjekje për t’i ndihmuar ata”.



Etiketa: , , ,

Pas