Presidenti Ilir Meta theksoi në deklaratën për mediat se, ndjehet i lumtur që pas dy vitesh nis nga funksioni Gjykata Kushtetuese. Duke mos e lënë menjanë ironinë e hollë, Meta ngreu dolli me gotën e ujit të gjendur pranë.
“Gëzuar për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”-u shpreh ai, ndërkohë që pohoi për të disatën herë se tre anëtaret e përzgjedhura së fundmi të gjykatës janë: Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Mëngjesin e sotëm, parlamenti u mblodh për të votuar një rezolutë kundër dekretit të Presidentit për anëtaren e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari.
Kjo e fundit po përplaset për karrige me Arta Vorpsin, e cila u betua ditën e djeshme tek një notere, duke shmangur mosdakordësinë e Presidentit për emërimin e saj nga Parlamenti. Megjithatë, Vorpsi nuk njihet nga Gjykata Kushtetuese si anëtare e re e këtij institucioni.
Gjykata Kushtetuese përbëhet tani nga 5 anëtarë: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.