Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sërish se dhunimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, do të ngrejë në këmbë shqiptarët.
I ftuar në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo në ABC, kreu i shtetit tha 2 mln shqiptarë do të jenë para qendrave të votimit, nëse në 25 prill do të cenohet procesi zgjedhor.
Meta tha gjithashtu se ditën e zgjedhjeve, një ekip nga Presidenca do të jetë në terren, duke monitoruar procesin në çdo qendër votimi.
“Po i paralajmeroj nese prekin apo dhunojne votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit per te mbrojtur voten. Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jete ne terren, në çdo qendër votimi. Askush te mos guxoje te preke dhe te cenoje nje vote se ndeshkimi do jete shembullor dhe spektakolar“, u shpreh Meta.
Më tej, kreu i shtetit tha se për të nuk ka rëndësi se kush fiton zgjedhjet, por procesi zgjedhor të jetë i lirë dhe i ndershëm.
“Me i rendesishem eshte procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qendrimet e mia kane interes vetem vendosjen e legjitimitetit te plote te te gjitha institucioneve
Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm”.