Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë urgjente për mediat në orën 11:45, pas akuzave të mazhorancës se ka lobuar në BE kundër çeljes së negociatave. Një ditë më parë ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i cili akuzoi Metën se kishte kërkuar nga 4 ministra të Jashtëm të BE, që të mbanin qëndrim kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë.
Ndërsa sot akuza ndaj Metës hodhi kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se për herë të parë Shqipëria ka pro BE-në, por ka kundër presidentin.
LEXO EDHE: