Kryesore

Meta: Nuk do njoh ndryshimet Kushtetuese, të shkohet në referendum





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:44 - 16/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i kërkon palëve politike t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa nënvizon se parlamenti aktual nuk ka legjitimitet kushtetues për të realizuar ndryshimet kushtetuese.


Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, kreu i shtetit paralajmëroi se ndryshimet Kushtetuese nuk do të njihen nga Presidenti i Republikës. “Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës”, u shpreh Meta.


Kreu i shtetit i cili zbuloi dhe dy arsyet kryesore pse është kundër këtyre dy ndryshimeve.


“Së pari, Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për të realizuar ndryshime kushtetuese. Kanë vetëm 82 deputetë legjitimë ku përfshihen edhe 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes në bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuar, kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvendësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati.


Së dyti, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e ndalojne qe Kushtetuta të ndryshiojë gjatë gjendjes se jashtëzkonshme dhe kërkjesa e opozitës parlamentare është bërë gjatë kohës së pandemisë, kur në fuqi ishte akoma gjendja e jashtëzakonshme”, vijoi Meta.

Presidenti u shpreh se të gjithë aktorët politikë, vendas dhe ndërkombëtarë janë kundër Ramës dhe propozimit të tij.

Shënoj si arritje të këshillit politik marrëveshjen e 5 qershorit edhe për ecurinë e procesit të integrimit në BE. Kjo marrëveshje u mbështet fort nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe u përshëndet nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, Komisioneri Joseph Barel dhe komisionari i Zgjerimit, i Oliver Varhelyi. Përfshirja dhe konsensusi i arritur do të konsideroheshin si suksese. Por iniciativa e mazhorancës për ta ndryshuar e prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit e zeron këtë marrëveshje dhe do të dëmtonte edhe kredibilitetin e ministrit të Jashtëm njëherësh kryeministër dhe si drejtuesi i OSBE. Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë“- tha Meta.

Kreu i shtetit deklaroi gjithashtu se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Asnjë rishikim i kushtetutës nuk mund të merret në kushtet e vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore“, tha Meta. “Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e ndalojnë që Kushtetuta të ndryshojë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe kërkesa e opozitës parlamentare është bërë gjatë kohës së pandemisë, kur në fuqi ishte akoma gjendja e jashtëzakonshme, tha Meta.

“Të shkohet me referendum”
Duke insistuar se ndryshimet kushtetuese bëhen vetëm me dakodësinë unanime të 140 votave të Kuvendit, Meta tha se në kushtet aktuale do ishte ky vakum mbushet vetëm nga referendumi.

“Ua bëra të qartë si është situata në raport me Kushtetutën dhe ligjin dhe ligjshmrinë në këtë vend ku po vdesin njerëz, po infektohen njerëz masivisht dhe shpiken konflikte të tilla dhe ngjarje të tilla kaq të shëmtuara që jo vetëm mund të zhysin vendin në një izolim tepër dramatik dhe paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes edhe të të gjithë atyre që kërkojnë trazira në Shqipëri në këtë momente të rëndësishme për të gjithë shqiptarët në rajonin tonë.

As nuk u ka thënë presidenti të ikin.Përkundrazi i ka thënë mos ikni, është një gabim shumë i rëndë nëse ikni. Presidenti nuk ikën, duan ta heqin kur të duan të vijnë, edhe populli aty është me 2 mars. Ju nuk i dëgjoni por thonë shpërndaje, shpërndaje. Ua tregoj edhe kompetencën, siç kanë ata kompetencën për të bërë këto çmendurira dhe marrëzira, ne punojmë me letra jo parti. Është momenti që të gjithë ti thërrasim mendjes, kjo është një Kushtetutë që e ka votuar populli shqiptar, koalicionet i ka votuar populli shqiptar, ta lexojnë nenin 96.

Duan ta bëjnë pa koalicione, ta vendosin në referendum. Nga unë nuk ka asnjë pengesë. Populli le të vendosë do koalicione apo nuk do koalicione. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë nuk i përket as parlamentit, as presidentit, as pushtetit lokal dhe askujt tjetër. Sovraniteti i përket popullit dhe këtë çështje e ka vendosur populli në pikën 96 të Kushtetutës bashkë me Venecian.Nuk do të zgjedhim asnjë model lindor, e kemi përkatësinë tonë njëherë e mirë”.


Etiketa: , , ,

Pas