Kryesore

Meta zbut tonet: Nuk nxis protesta, por s’do e lejoj qeverinë të ngrejë mur në rrugën drejt BE








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:19 - 26/10/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka zbutur tonet ndaj mazhorancës. Ndryshe nga deklaratat e ditëve të kaluara, sot kreu i shtetit apeloi për reflektim dhe përgjegjshmëri nga ana e shumicës parlamentare dhe kryeministrit Edi Rama.



Gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët nga Presidenca, Meta tha se ai nuk nxit dhe as imponon protesta, por theksoi se nuk do të lejojë që qeveria t’i vendosë pengesa vendit në rrugën drejt BE.


“Jam në një gjatësi vale me popullin shqiptar. Qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protesta. Të gjithë duam sundim të ligjit, jo të maliqit. Ne duam të çelen negociatat e anëtarësimit dhe të bëhemi pjesë e BE. Shpresojmë të ketë reflektim, përgjegjshmëri. Unë nuk imponoj protesta, por nuk mund të lejoj një qeveri që vendos mur në rrugën tonë europiane”, theksoi Meta.

Lexo edhe :  Presidenti Meta: Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut


Gjatë kësaj dalje për mediat, Meta sqaroi edhe arsyet e kthimit të dekretit për Kodin Zgjedhor. Presidenti tha se i është drejtuar me 8 pyetje Komisionit të Venecias për opinion urgjent, pas pretendimeve se ndryshimet në Kod bien ndesh me Kushtetutën si dhe cenojnë marrëveshjen e 5 qershorit.


Ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi më herët gjatë kësaj të hëne se PS do të rrëzojë dekretin e Metës dhe se nuk do t’i bëjë ndryshime ligjit zgjedhor.


LEXO EDHE: 

Meta: Opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet e 25 prillit, ka zero mundësi

PS do rrëzojë dekretin për Kodin? Meta: Kam kërkuar reflektim, mbetet për t’u parë


Etiketa:

Pas