Aktualitet

Meta nuk tërhiqet: Shkatërrimi i Teatrit, akt barbar dhe i paamnistueshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:58 - 19/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me kryefjalën e debatit përgjatë këtyre ditëve, që është shembja e Teatrit Kombëtar.


Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit shprehu mirënjohje për ekspertët dhe specialistët që mbrojnë tezën dhe provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ishte një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues.


Teksa ka shpërndarë një artikull të Emin Rizas, Meta, mbështet tezën e akademikut, ndërsa shton se teatri është i paamnistueshëm.


MESAZHI I METËS
U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!
PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË!



Etiketa: ,

Pas