Presidenti Ilir Meta tha sot se opozita do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas tij, ka zero mundësi që populli opozitar të mos përfaqësohet në zgjedhjet për Kuvendin e ri.
“Ka zero mundësi, që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri. Kjo ka zero mundësi. Edhe Ramiz Alia i dha mundësi opozitës të futej në zgjedhje”, u shpreh Meta.
Ai theksoi se nuk nxit dhe as imponon protesta, por qeveria duhet të reflektojë si dhe të mos pengojë rrugën e vendit drejt BE.
“Jam në një gjatësi vale me popullin shqiptar. Qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protesta. Të gjithë duam sundim të ligjiot, jo të maliqit. Ne duam të çelen negociatat dhe të bëhemi pjesë e BE. Shpresojmë të ketë reflektim, përgjegjëshmëri. Unë nuk imponoj protesta, por nuk mund të lejoj një qeveri që vendos mur në rrugën tonë europiane”, theksoi Meta.
LEXO EDHE:
PS do rrëzojë dekretin për Kodin? Meta: Kam kërkuar reflektim, mbetet për t’u parë