Aktualitet

Meta: Opozita po provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:21 - 28/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i ftuar në SYRI TV, komentoi deklaratën e tij se përse i bën thirrje opozitës që mos provokohet në këtë situatë kur mazhoranca po synon të kalojë e vetme ndryshimet kushtetuese.


“Opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik. Duhet të jetë e vendosur për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjë detyrën e saj ndaj vendit.


Ka pasur dhe ka përpjekje për ta provokuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga tryeza dhe institucionet. Për fat të keq opozita ka rënë shpesh pre e këtyre provokimeve,” tha Meta, duke cituar mes të tjerash edhe djegien e mandateve dhe braktisjen e Kuvendit.


“Për fat të keq, lideri i mazhorancës aktuale nuk ka vullnetin as për dialog të vërtetë politik dhe as për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe as për t’i qëndruar marrëveshjeve që vetë ka firmosur”.


Opozita duhet të jetë e vendosur për të mos marrë asnjë përgjegjësi për çdo situatë të paparashikueshme. Të gjitha kushtet e BE për nisjen e negociatave lidhen me suksesin e marrëveshjeve të këtij Këshilli Politik,” tha Meta.

Sërish ai kishte një mesazh për mazhorancën që të mos kalojë e vetme ndryshimet kushtetuese.

“Së pari, unë edhe njëherë tjetër apeloj me këmbëngulje dhe shumë qetësi që të gjithë të bëjnë atë që u lejon Kushtetuta, atë që u lejon ligji dhe ua pranon ndërgjegjia.

Ky është një parlament jashtë standardeve të Kushtetutës. Është një parlament me 122 deputetë, nga 140 që është kuorumi kushtetues.

Prandaj u krijua Këshilli Politik si një shpikje, që përmes frymës të bashkëpunimit të ecjes drejt vendosjes së legjitimitetit të Kuvendit të ardhshëm dhe qeverisjes së ardhshme,” tha Meta.

“Të ndryshosh rregullat e garës dhe të mendosh se në këtë mënyrë do frikësosh popullin për t’iu nënshtruar një regjimi personal, është një çmenduri edhe për atë që e ndërmerr, edhe për ata që ngrenë kartonat,” tha Meta.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas