Aktualitet

Meta pas shkarkimit: Shfaqje e parlamentit monist për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:22 - 11/06/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit nga Kuvendi. Kreu i Shtetit e quajti shkarkimin një shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimet zgjedhore.






Meta tha se zgjedhjet e 25 prillit ende nuk kanë përfunduar, ndërsa shtoi se duhet durim derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve.


“Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralzimit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve”, u shpreh Meta.







Meta iu përgjigj një prej pikave për të cilën e akuzon maxhoranca për përfshirje në fushatën zgjedhore duke publikuar një deklaratë të kryeministrit Rama gjatë prezantimit të kandidatëve që e cilësonte Metën si kryedeputet të opozitës.

Lexo edhe :  Merkel konferencë për shtyp me Ramën: Shqipëria ka plotësuar kushtet për në BE


1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas