Kryesore

Meta pas takimit me Varhelyin: Do rikthej për rishqyrtim në Kuvend, Kodin Zgjedhor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 07/10/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta është takuar këtë të mërkurë me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi. Meta thekson se në këtë takim e ka falenderuar komisionerin për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë.


Ndërkohë kreu i shtetit thekson se e ka informuar komisionerin se do të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.


Gjithashtu Meta në reagimin e tij shton se në këtë takim ka thënë se 25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.



“Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.


Lexo edhe :  Ironia e Presidentit me kryeministrin: Ja për çfarë Rama meriton 10 me yll

Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.


25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendi”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:

Oliver Varhelyi: Duhet Reformë Zgjedhore e besueshme, të mos ndalen koalicionet

‘Në fokus, reformat dhe Plani Ekonomik’ – Varhelyi flet pas takimit me Metën

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas