Aktualitet

Meta: Patronazhistët socialistë edhe pas vajzës sime të vogël, i çojnë sms














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:58 - 19/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar për të parën herë se patronazhistët socialistë i janë vendosur pas edhe vajzës së tij të vogël.






Në një konferencë të jashtëzakonshme nga presidenca, Meta tha se pikën e tij të dobët po e survejojnë, dhe madje po i dërgojnë së fundmi edhe mesazhe duke i thënë që të mos përçojë sinjale alarmi, si dhe të mos pi shumë alkool.


“Deri kur do jetoni nën këtë presion, deri kur?! 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë, patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, duke e ditur se e kam pikë të dobët. Para disa ditësh i kishin dhënë një lajm se kisha ngacmuar gruan e Damian Gjiknurit. Më tha: Babi, mos pi më të lutem, ç’punë ke me gruan e tij.





Lexo edhe :  Dita e Europës, Meta: Shqipëria duhet të çlirohet nga regjimet hibride

Më tregoi lajmin, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus. Jo i thashë, unë kam thënë gurunë, jo gruan. Mora Tedin dhe i thashë ta korrigjojë se është gabim. I dërgojnë gocës vazhdimisht sms dhe i thonë: Thuaji babit të mos pijë më, të mos ngrejë zërin, por të ruajë figurën e Presidentit”, – tregoi Meta duke ndarë kështu edhe një episod me të bijën Era.



Në vazhdën e denoncimit të shkeljes së të drejtës së qytetarëve për privatësi, kreu i shtetit nxorri përpara mediave biznesmenin Erion Mane si shembull konkret, se si qeverisja aktuale shantazhon dhe ushtron presion mbi njerëzit për përkatësitë e tyre politike.



LEXO EDHE:

Biznesmeni Erion Mane denoncon publikisht Blendi Gonxhen për shantazh e presion

1


Etiketa: , ,

Pas