Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale, fotografi me Bahri Shaqirin, i cili dha dorëheqjen ditën e sotme si Këshilltari i kreut të shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Në postimin e tij, kreu i shtetit vlerëson figurën e Shaqirit duke theksuar se “do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni”.
Presidenti Meta emëroi sot Këshilltar Diplomatik, Arben Cicin, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.
Postimi i Metës
Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.
E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.
Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni.
LEXO EDHE:
Bahri Shaqiri jep dorëheqjen nga këshilltar i Metës, Presidenca: Panariti Shef i Kabinetit