Aktualitet

Meta për Dvoranin: E ka mbaruar mandatin e dytë zotëria apo jo?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:40 - 05/05/20 |
mapo.al

Presidenti Meta i ftuar në emisionin Tempora i është kthyer edhe njëherë debatit me KLGJ dhe mandatin e Dvoranit. Meta duke folur për përplasjen e tij me kreun e KED-së Ardian Dvorani, ka ironizuar këtë të fundit nëse e ka mbaruar apo jo mandatin e dytë, pasi mandati i parë i ka mbaruar në 2014.


Presidenti u shpreh se po pret përgjigje zyrtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për mandatin e Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.


Nuk kam parë ende zyrtarisht një vendim të KLGJ. Kjo është një çështje tepër elementare, edhe një student i juridikut qe e ka marrë notën 5 pa mik e ka të qartë.


E vetmja që gjë mbetet e paqartë është nëse zotëria në fjalë e ka mbaruar mandatin e dytë apo jo, meqë mandati i parë i ka mbaruar që në 2014. Nuk kemi të bëjmë me një individ por me integritetin e Gjykatës se Lartë.”-tha Meta.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas