Aktualitet

Meta për ndarjen nga jeta të boksierit Golemi: Mbetet ‘universitet’ ndër breza














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 15/05/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të ringut, Ahmet Golemi.






Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se Golemi ishte pioneri i boksit, ndërsa shtoi se ai do të mbetet “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë.


MESAZHI I METËS







I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, “Kasus Klejit shqiptar”, Ahmet Golemi.
Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në “duel” edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t’u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.



Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Ilir Dashit, Meta: Pikëllim, ikje e parakohshme


Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira.
Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt!

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas