Aktualitet

Meta për “Patronazhistët”: Skandaloze, prisja që dikush të ishte në burg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:55 - 17/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta deklaroi se priste që dikush të ishte në burg për publikimin e të dhënave personale.






“Prisja që dikush të ishte në burg për shpërndarjen e të dhënave personale. Nuk janë patronazhistë. Janë fuksat e regjimit të kaluar. Memet që shpërndahen për ta marrë se me të qeshur, janë të papërgjegjshme. Shumë shpejt do kemi prova serioze pse patronazhistët janë fuksa“, u shpreh Meta.


Meta u shpreh se në ditët në vijim do të publikojë të dhëna konkrete që tregojnë se si të ashtuquajturit patronazhistë studiojnë individët për qëndrimet personale dhe më pas shteti i bën presione për marrjen e një shërbimi.





“Rrëmbimi i të dhënave është skandaloze. Do çojmë prova konkrete si funksionojnë fuksat e dikurshëm. Kur ti poston një gjë që nuk të pëlqen dhe futesh në monitorim. Në çdo problem që ke të krijohet një pengesë për ta zgjidhur që ti më pas të reflektosh. Patronazhistët janë fuksat e kohëve të sotme. Edhe një javë dhe nuk ka më patronazhistë. Do ketë rivendosje të rendit kushtetues. Meqenëse gjithë sytë e botës do jenë në Shqipëri. Jemi populli shqiponjash që meriton vendin në BE.



Presidenti ka vetëm një fushatë. Mbrojtjen e kushtetutës. Do faktojmë se si është ndërtuar një rrjet dhunës, mafioz i tipit të Gestapos që duan të bëhen tutorë të qytetarëve shqiptarë duke bërë çdo ditë shantazh për shërbimet që shteti ka për detyrë t’ia bëjë. Presidenti do vijë me fakte. Siç ka thënë presidenti për inceneratorët. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit”, deklaroi Meta.


Presidenti Ilir Meta i kërkoi qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai deklaroi se askush nuk duhet të heqë dorë nga e drejta për të shprehur vullnetin politik. Kreu i shtetit bëri apel që askush të mos bëjë kompromis për votën.

Lexo edhe :  Xhaçka me ministren austriake, Edstadler: Të lehtësohen pengesat për rajonin

“Kjo javë duhet të shoqërohet nga një klimë zgjedhore më e qetë dhe më bashkëpunuese. Ftojmë politikanët dhe qytetarët të distancohet nga fenomenet që nxisin dhunën dhe dëmtojnë këtë proces historik. Qytetarët duhet t’i drejtohet qendrave të votimit dhe të refuzojnë përpjekjet që kërkojnë shtrembërimin e vullnetit tuaj. Ata që tentojnë t’iu blejnë votat duan që t’ju përzënë fëmijët. Kam besim se do refuzoni ata që duken dhe ata që fshihen sidomos ata që dalin natën. Familja juaj ka nevojë për t’u ndjerë të përfshirë.

Këto nuk mund të garantohen nga ata që mbërrijnë në kuvend përmes blerjes. Çdo qytetar të votojë i lirë për të zgjedhur atë që mendon se i përfaqëson më mirë. E ardhmja jonë e përbashkët për 100 vitet që vijnë nuk mund të blihet. Ne e kemi vendosur që e ardhmja jonë është vetëm demokracia. Këtë të ardhme duhet ta ruajmë dhe forcojmë duke marrë pjesë masivisht në zgjedhje.

Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë. Çdo pushtet buron vetëm prej saj. Sa më i plot të jetë vullneti i popullit, aq më të ndëshkueshëm janë ata që duan të cenojnë. Kushdo që do dalë fitues të gëzojë legjitimitetin. Nuk mundet ta humbisnin këtë mundësi edhe nëse e keni të vështirë për të zgjedhur. Mos harroni që vota është edhe një mjet ndëshkimi. Të verifikojmë kartat dhe qendrat tona të votimit. Një thirrje të veçantë e kam për policinë. Distancohuni nga politika dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut”, tha Meta.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas