Aktualitet

Meta për Ramën: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri…






               Publikuar në : 18:53 - 12/09/19 |
mapo.al

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!


Kështu shkruan në një status me sens të lartë ironie Presidenti Meta, dhe kuptohet qartë se e ka për Kryeministrin e vendit Edi Rama. Ky i fundit, ndodhet në Çeki, por vartësit e tij, Elisa Spiropali dhe Taulant Balla u treguan të ashpër sot me Metën në Parlament. Sot, jo vetëm u rrëzuan të gjitha dekretet e Metës por Spiropali deklaroi se “Komisioni Hetimor do ta shkarkojë Metën në mënyrë që atij ti hapet rruga për të drejtuar opozitën”.

Po kështu edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi se kandidatët që sjell Meta për Kryetar KLSH-je janë të papërshtatshëm.

Statusi i Metës duket se është pasojë e qendrimit të Ramës dhe mazhorancës në Parlament.

*Më poshtë statusi i Kryeministrit, teksa përcjell fjalën e Spiropalin dhe statusi i Metës si reagim ndaj tij.


Etiketa: , , , ,

Pas