Aktualitet

Meta: Përplasjet në Elbasan, inskenim i Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:12 - 15/03/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka komentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku pati përplasje mes simpatizantëve të PD dhe PS.






Meta tha në studion e ‘Çim Peka Live’ se ajo ngjarje ishte inskenim nga ana e qeverisë dhe mund të shmangej po nga ata, duke qenë se kanë policinë dhe bashkinë.


“Nuk më intereson rezultati, por standardet e procesit zgjedhor të 25 prillit. Mrekullia në 25 prill do vijë nga cunami demokratik. Mrekullia nuk do të vijë nga ata që kanë frikë nga zgjedhjet, por nga ata që do të sjellin cunamin.







Elbasani është qartë një inskenim. Sepse nuk mund të bëhen dy aktivitete në një orë. Ishte detyra e qeverisë, dhe qeveria ka edhe policinë, edhe bashkinë.




Edhe po të më shanin mua ‘Meta Ik’ do i përqafoja dhe jo të vinin rrugaçë aty që të rrihnin njerëzit.



Pra detyra e qeverisë, e cila ka të gjitha institucionet qendrore dhe vendore ishte, të mos krijonte përplasje.

Kjo është një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që do të vijnë. Zero interes se kush fiton, interesi im është vetëm Procesi Zgjedhor”, tha Meta.

1


Etiketa: ,

Pas