Aktualitet

Meta përshëndet vendimin e Holandës për negociatat: Të plotësohen kushtet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 16/06/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Holandës, e cila është shprehur pro negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që më parë të miratohet kuadri negociator.






Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta i ka kujtuar qeverisë se deri në fund të procesit duhet të plotësohen të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.


Postimi i plotë:







E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.



Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.



Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.

Lexo edhe :  Meta letër prokurorisë: Verifikoni emrat që Rama ka propozuar për ministra

Holanda është shprehur pro negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që më parë të miratohet kuadri negociator. Parlamenti pritet të votojë nesër për çështjen, ndërsa në vlerësimet e qeverisë holandeze, Shqipëria ka bërë progres në fushën e së drejtës dhe sundimit të ligjit. Gjithësesi, në raport thuhet se Tirana zyrtare ka ende punë në këtë drejtim.

LEXO EDHE:

“Zbutet” Holanda: “Pro” çeljes së negociatave me Shqipërinë

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas