Presidenti Ilir Meta ka takuar dhe ka bërë një foto me disa gazetarë të Vlorës.
Bashkëngjitur fotos, në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan:
Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!
Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.
Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë.
I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë. 🇦🇱
6
Etiketa: gazetarët, Ilir Meta, mediat, vlore