fbpx

Aktualitet

Meta pret diplomatin britanik:Vendi ka dalë nga shinat e demokracisë





               Publikuar në : 15:26 - 18/07/19 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadorin Andrew Page me të cilin diskutoi lidhur me krizën në vend.


Siç informon zyra e shtypit, Meta ka theksuar se “është i domosdoshëm rikthimi urgjent i vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit”.



Sakaq, Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës.




CLOSE
CLOSE
Pas