Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në Presidencë, Albin Kurtin. Më herët, Kurti u takua edhe me kryeministrin Rama.
Kreu i shtetit Ilir Meta, shprehet se e ka uruar Kurtin për fitoren dhe për procesin e shkëlqyer zgjedhor në Kosovë.
Më tej, Meta thotë se ka ndarë me Kurtin shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë
Statusi i Metës
“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë” shkruan Meta.