Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot ministren Federale për Çështjet e Bashkimin Europian të Austrisë, Karoline Edtstadler e cila ndhodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Teksa vlerëson miqësinë e hershme të dy vendeve tona Meta shprehet se, “sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë”.
Statusi nga Ilir Meta:
Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.
Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe
ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.
Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë.