Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur gjatë ditës së sotme nxënës dhe mësues të shkollave shqipe në Medvegjë. Përmes një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta thotë se raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë.
“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe. Nuk do ta harroj vizitën mbresëlënëse dhe mikpritjen e tyre në Medvegjë, emocionet e së cilës m’i rikthyen sot. Raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë, paqen e stabilitetin në rajon. Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve”- ka shkruar Meta në Facebook.