Aktualitet

Meta: Prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit, provat mjaftojnë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:18 - 10/12/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta u pyet sot në Prokurori lidhur me padinë e tij ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Gjatë prononcimit për mediat, kreu i shtetit u shpreh se ka dhënë sqarime për akuzat e ngritura nga ai për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave nga ana e Dvoranit.


Meta tha provat e paraqitura nga Presidenca janë të mjaftueshme dhe Prokuroria duhet të veprojë ndaj kreut të KED, shtoi ai, kjo edhe si dëshmi se po vepron me profesionalizëm dhe jashtë ndikimeve politike.


“Jam këtu në përgjigje të ftesës nga institucioni i Prokurorisë, pas kallëzimit penal që kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani, për vepra të qarta penale, atë të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të kompetencave. Besoj se kemi dhënë sqarime të mëtejshme dhe plotësuese. Në vijim të të gjtiha provave, dokumenteve që kemi dorëzuar së bashku me kallëzimin penal, unë shpresoj që Prokuroria të mos jetë nën presione politike, por të bëjë punën e saj me profesionalizëm.  


Presidenti ka zbatuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dispozitat kushtetuese. Të gjitha provat e depozituaara deri tani janë të majftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasit Ardian Dvorani. Ne nuk bëjmë presione, pavarësisht se çështja është mjaft e rëndë, sepse ka vënë në pikëpyetje shtetin e së drejtës në Shqipëri… Vendi dhe institucionet ndodhen në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të përballimit të pasojave të tërmetit, por ne do të vijojmë të komunikojmë me qetësi, me durim, me argumente, me qytetarët shqiptarë, t’i ndërgjegjësojmë ata rëndësinë që ka mbrojtja e Kushtetutës. 


Sapo të shkoj në zyrë, do autorizoj zëdhënësin tim, Blushin, që të japë spotin e parë, sepse të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për rëndësinë e Kushtetutës dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meta.



Etiketa: , ,

Pas