Aktualitet

Meta publikon fjalimin e Kapexhiut: Zëri i popullit po dëgjohet fort





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 05/03/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar të plotë fjalimin e artistit Bujar Kapexhiut, në manifestimin e 2 marsit. “Jam i lumtur se ZËRI I POPULLIT, me intelektualët në krye, po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë, dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike”, – thotë Meta.


Postimi i plotë:


Në betejën tonë të pandalshme për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë sonë të dashur, na janë bashkuar edhe shumë personalitete të nderuara të artit dhe kulturës shqiptare, si Bujar Kapexhiu, regjisor, skenarist, aktor i mirënjohur dhe satirist, gjithmonë në shërbim demokracisë dhe fjalës së lirë.
Mirënjohje dhe falenderim të veçantë kam sot edhe për mijra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës që kanë përqafuar PRANVERËN KUQEZI!
Jam i lumtur se ZËRI I POPULLIT, me intelektualët në krye, po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë, dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.




Etiketa: ,

Pas