Aktualitet

Meta publikon foton e 2 korrikut në ambasadën gjermane: 3200 shqiptarë nisën jetën për liri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:49 - 02/07/20 |
mapo.al

Duke rikujtuar 2 korrikun e 1990-ës, Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto të 30 viteve më parë.


Në foto shfaqen qytetarë brenda ambasadës gjermane në Tiranë, ku qëndruan për 2 javë, duke i dhënë një goditje të fortë regjimit komunist.


“30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane”, -ka shkruar Meta, ndër të tjera.


Presidenti e ka mbyllur mesazhin duke thënë se është koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.


Statusi i Metës:

“Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.

30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane.

Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa.

Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas