Kryesore

Meta publikon nesër qëndrimin, në ‘Venecia’ do diskutohet dy orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 03/10/19 |
mapo.al

Burime nga Presidenca sqaruan të enjten se ditën e premte do të bëhet publik qëndrimi i kreut të shtetit për draft-opinionin e Komisionit të Venecias. Po ashtu pritet të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit për Komisionin e Venecias për shterrimin përfundimtar të kësaj çështje.






Në draft thuhet se Presidenti ka tejkaluar kompetencat kur vendosi të anulojë dhe më pas të shtyjë datën e zgjedhjeve, por ai nuk ka kryer shkelje serioze.


Ndërkohë mësohet se Shqipërisë i janë rezervuar sy orë diskutime të premten e 12 tetorit në Komisionin e Venecias.







Taulant Balla do të përballet me përfaqësuesit e Presidencës për ligjshmërinë e dekreteve të tij për zgjedhjet e qershorit.




Ndërsa Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve do parashtrojë qasjen e mazhorancës për Ligjin e Pronave. Nisma që ka mbetur prej disa vitesh ne sirtarët e Kuvendit, prek titujt e pronësisë të marra sipas ligjit 7501.

Lexo edhe :  Meta nuk dekreton “Për Bashkëqeverisjen”: Centralizon pushtetin te Rama


Votimi, pasi të jenë marrë në konsideratë dhe qasjet e palëve të përfshira për të 2 çështjet që prekin Shqipërinë, do të bëhet në ditën e fundit të sesionit plenar.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas