Kryesore

Meta publikon posterin e PS, mesazh Ramës: Mos më detyro të hyj në garë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 17/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale dy foto të billboard-eve të PS, që janë vendosur në Gjirokastër. 






Në dy postera gjigante janë vendosur foto të përfaqësuesve të opozitës si kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Mirëpo në poster nuk mungon as fotoja e presidentit Ilir Meta, shoqëruar me mbi shkrimin: “Ata nuk meritojnë më asnjë shans”.


Për PS-në, këta janë konkurrentët në zgjedhjet e 25 prillit.





Teksa publikon pamjet në Facebook, presidenti Meta thotë se këto dy foto të pabesueshme ia ka dërguar këshilltari i CDU, Martin Henze, i cili asiston programin e opozitës. Meta paralajmëron kryeministrin Edi Rama të mos e detyrojë të futet në garën e 25 prillit, pasi në të kundërt do të ngelet pa grup parlamentar.

Lexo edhe :  Vaksinohen 500 mijë qytetarë, Rama: E arritëm objektivin 29 ditë para afatit


“Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!“, shkruan Meta.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas