Presidenti Ilir Meta ka krahasuar në Facebook shifrat e buxhetit të Shqipërisë për pandeminë COVID-19, me ato të vendeve të rajonit.
Duke iu referuar raportit të FMN për muajin janar 2021, rezulton se Shqipëria për pandeminë, shpenzon 1.2% të PBB. Mali i Zi e ka 8%, Kosova 5.6%, Serbia 5.6%, Bosnje Hercegovina 5.1% dhe Maqedonia 2.5%.
“Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit”, thekson kreu i shtetit, Ilir Meta.
“COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë. Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë”, vijon kreu i shtetit.
Postimi i Metës
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon.
Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.
Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB.
COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.
Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.
Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut! 🇦🇱