Aktualitet

Meta publikon spotin: Si u përdor Dvorani për të kapur Kushtetuesen





               Publikuar në : 14:13 - 10/12/19 |
mapo.al

Ashtu sikundër paralajmëroi në prononcimin për mediat, presidenti Ilir Meta publikon në rrjetet sociale një video prej tetë minutash, lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, të cilin e sheh si shkak të krizës kushtetuese.



Më herët, kreu i shtetit dha dëshminë në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, pikërisht për akuzat ndaj Dvoranit për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave.



Sipas Metës rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.



Etiketa: , , ,

Pas