Presidenti Ilir Meta nga Fieri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të t’i drejtohen qendrave të votimit, ku të shprehin vullnetin e tyre të lirë, për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.
Teksa është pyetur nga gazetarët për faktin se si janë marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Meta tha se ato do të mbeten të shkëlqyera.
Më tej, Kreu i Shtetit tha se edhe SHBA do të jetë e kënaqur me çeljen e negociatave me BE.
“Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA kanë qenë dhe janë dhe do të mbeten të shkëlqyera. SHBA janë me popullin e Shqipërisë dhe beson te demokracia. Edhe ata do të jenë të kënaqur me çeljen e BE.
I ftoj qytetarët që të votojnë për alternativën që kanë dëshirë. Do i ftoja që brenda kësaj alternative, të zgjedhin kandidatin apo kandidaten që kanë më shumë besim që do të mbrojë interesin e tyre.”-tha Meta.