Aktualitet

Meta, Rama dhe Basha urojnë myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 13/04/21 |
mapo.al

Besimtarët myslimanë, sot kanë nisur agjërimin e Ramazanit. Për fillimin e këtij muaji të shenjtë, Presidenti Ilir Meta i uroi të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar, teksa nuk nguroi të nxisë lutjet për ditë më të mira për Shqipërinë. Gjithashtu, besimtarët myslimanë janë uruar nga Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Olta Xhaçka





“Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam, Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit! I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët. Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranëtë sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë! NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!”, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.


Kreu i qeverisë, Edi Rama, nga xhamia e Et’hem Beut uroi besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke shtuar se pas vështirësisë, vjen lehtësimi.





“Deri para një muaji ishte e paimagjinueshme që ju do të futeshit të muajin më të shenjtë të vitit me lehtësimin e masave anti-Covid.  Me lehtësimin e masave kufizuese ju do të mund që të kryeni të gjithë ritualet. Me daljen nga tuneli i pandemisë dhe pas hapjes së turizmit, siç thoni ju pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Uroj të gjithë anëtarët e Komunitetit dhe të gjithë besimtarët për këtë muaj të shenjtë”, ka thënë Rama.



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjithashtu uroi agjëruesit që ta kenë sa më të lehtë këtë muaj, teksa bëri thirrje për paqe dhe mirësi.


“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”-shkruan Kryemadhi në rrjete sociale.

Lexo edhe :  Jo, Shqipëria nuk fitoi!

Për këtë muaj të shenjtë, besimtarëve myslimanë i ka ardhur një urim edhe nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili është shprehur se ky muaj do t’i shërbejë shqipëtarëve për t’u afruar më shumë me Zotin e për të ecur në rrugën e drejtë.

“Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar! Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare. Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!”-shprehet Basha.

Urimi për muajin e Ramazanit erdhi nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili në mesazhin e tij uron që ky muaj të na shtojë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt.

“Sot besimtarët myslimanë nisin kremtimin e muajit të bukur e të bekuar të Ramazanit. U uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe lumturi në familje. Edhe pse me vështirësitë dhe kufizimet që na ka imponuar pandemia, ky muaj na shtoftë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt!”-shkruan Ruçi.

Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka përshëndetur kremtuesit e muajti të Ramazanit. Xhaçka thekson se ky është muaji i sakrificës dhe të triumfit në emër të idealeve të larta njerëzore.

“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”-shprehet Xhaçka.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas