Është zhvilluar në Vlorë ceremonia e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku është ngritur sërish flamuri. Të pranishëm kanë qenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ceremonia është zhvilluar duke respektuar masat anti-Covid, ku krerët e shtetit, por edhe pjesa tjetër e atyre që morën pjesë, mbanin maska.