Aktualitet

Meta: Rama e dinte për dekretin, ishim për dreke 10 ditë më parë






               Publikuar në : 16:31 - 11/06/19 |
mapo.al

Presidenti i Republikës tha se vendimin për dekretin e anulimit të datës së zgjedhjeve me 30 qershor, Lulzim Basha e ka marrë vesh permes një telefonate që ai i ka bërë të shtunën e protestës, në orën 7 e 10.


Ndërsa i pyetur nëse ka informuar edhe kryeministrin për këtë çështje, Meta u shpreh se Rama nuk mund të ishte i surprizuar, pasi ai ka qendruar disa herë për takime dhe dreka me të, ku ja ka bërë të qartë se ai do të merrte vendime për të shmangur përplasjen.

Kështu, Meta tha se ka qenë për drekë me kryeministrin 10 ditë më parë në Pallatin e Brigadave.
Presidenti u shpreh se megjithatë, ai kishte pritur dhe shpresuar që të ishte Rama ai që në shenjë përgjegjësie e reflektimi, t’ia kërkonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Ndërsa pas marrjes së dekretit, Meta tha se ishte përpjekur t’ia komunikonte kreut të Kuvendit, Ruçi, këtë vendim.


Etiketa: , , ,

Pas