Aktualitet

“SPAK të nisë hetimet”/ Meta-Ramës: Me ç’të drejtë u ke caktuar shqiptarëve nga një spiun














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 19/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë sot në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve në databazën e Partisë Socialiste, duke akuzuar direkt Kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për këtë krim shtetëror





Meta i ka kërkuar SPAK që të hetojë menjëherë për këtë skandal duke thënë se çështja është e zbardhur dhe përgjegjësit janë të dukshëm.


Mbrojtja e votës është mbrojta e Atdheut”– tha Meta duke ngritur një sërë pyetjesh për SPAK-un që të hetojë menjëherë këtë skandal.





“Kur u krijua kjo bazë të dhënash, kur u popullua me të dhëna në Partinë Socialiste? A janë këto të dhëna të njëjta me ato që çdo qytetar ia ka besuar portalit shtetëror e-albania?



A kemi harxhuar ne si shtet miliona euro për tendera për krijimin e databazës shtetërore dhe ruajtjen e të dhënave personale?


Muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete biznesi janë detyruar që të depërtojnë të dhënat e tyre, cilat janë garancitë që u ofrohen këtyre qytetarëve në kushtet e administrimit politik të të dhënave të biznesneseve?

Cilat janë garancitë që u ofron në kushtet e rrjedhjes masive të të dhënave?“- ishin disa nga pyetjet e Metës për prokurorinë e posaçme anti-korrupsion.

Lexo edhe :  Raporti i Vjenës, Meta: Shpopullimi rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare

Më tej, Meta solli rastin e tij personal duke thënë se “Unë si Ilir Meta nuk kam deklaruar pëlqimin tim asnjëherë që të dhënat e mia të përdoren. Kur këtë e keni kryer për presidentin çfarë u keni bërë qytetarëve shqiptarë?”- theksoi Meta.

Presidenti ngriti disa pyetje edhe për kryeministrin Edi Rama:

“Me çtë drejtë u ke marrë të dhënat qytetarëve shqiptarë?

Me çfarë guximi keni vendosur komente mbi pëlqimet politike?

Me çtë të drejtë u ke caktuar shqiptarëve nga një spiun për tu futur në jetën private të tyre, do të ketë prova, se jeni futur deri në jetën intime. Me çtë të drejtë diskriminon shqiptarët nga përkatësia etnike, raca, feja, gjendja arsimore, sociale, ose përkatësia prindërore duke vendosur lloj lloj epitetesh skandaloze?”– tha Meta

Më tej presidenti ngriti shqetësmin se të dhënat do të përdoren nga mafia.

“Kush do të mbajë përgjegjësi që të dhënat do të përdoren për aktivitet kriminal nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare? I ke nxjerr përballë krimit”- iu drejtua ai kryeministrit.

Kreu i shtetit i kërkoi prokurorisë të nisë urgjenisht verifikimet për të nxjerrë përgjegjësit duke nisur që nga kryeministri i vendit.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas